Cfare afrojme

300metra katrore per sherbime maksimale ne Rehabilitim te shpejte, te plote dhe te qendrueshem, ne nje ambjent profesional, elegant dhe me konfort maksimal dhe nje kujdes te madh per anen ekonomike.

Rezultate te shpejta, efikase dhe te qendrueshme

Per te hequr sa me shpejt dhimbjen dhe per te garantuar rezultatet me te mira ne fizioterapi, qendra jone eshte e plotesuar me terapite me te mira instrumentale. Tecarterapia, laser Yag me fuqi te larte, hipertermi, Vale ajri goditese (ESWT radiale dhe Fokale), ultratinguj, magnetoterapi, elektroterapi si TENS dhe Jonoforeze. Pertej kesaj per te qene maksimalisht efikase behen edhe terapite ushtrimore dhe ato manuale (manipulimet artikulare dhe spinale).
Nderhyrja eshte globale dhe lejon te zgjidhen ne menyre sa me te mire problemet e kolones Cervicale, Lumbare dhe te hernies se diskut ndervertebral, dhimbjet e gjurit, shpatulles, kaviljes dhe te koksofemoralit.

Qendra

Afron nje studio mjekesore avangarde, nje palester per programe ushtrimore terapeutike e gjere dhe per terapite individuale kabina komode dhe te pajisura me te gjitha mjetet ndihmese te nevojshme.

Ekipi eshte i perbere nga Mjek i specializuar ne Rehabilitim dhe Shendet me ane te Aktivitetit Fizik dhe Ortoped Austriak te cilet vine nje here ne muaj, Fizioterapiste te cilet kane mbi 10 vjet ne fushen e rehabilitimit, infermiere dhe terapiste ushtrimore te gjithe te specializuar ne nje fushe specifike te rehabilitimit fizik.