TERAPIA ME ONDE D’URTO
Përmes valëve akustike me intensitet të lartë, aparatura përçon energj në qelizat e indeve, prish strukturat e kalcifikuara, redukton inflamacionin, stimulon vaskularizimin dhe riaktivizon procesin riparues të zonës së trajtuar.
Kjo terapi trajton me sukses patologjitë si:
- Tendinopati;
- Kalcifikim;
- Borsit;
- Epikondilit;
- Epitrokleit;
- Fashit plantar;
- Spina kalkaneare; etj.
Për më shumë informacion rreth kësaj terapie apo për të rezervuar një konsultë falas pranë qendrës tonë, mund të na kontaktoni me një mesazh në prenotime@medalbania.al
TECAR TERAPIA
TecarTerapia stimulon në mënyre natyrale e të lokalizuar sistemin emolinfatik, redukton inflamacionin dhe dhimbjen duke funksionuar si katalizator për të fuqizuar reagimet fiziologjike të organizmit.
Për më shumë informacion rreth kësaj terapie apo për të rezervuar një konsultë falas pranë qendrës tonë, mund të na kontaktoni me një mesazh në prenotime@medalbania.al
TERAPIA ME ULTARTINGUJ
Terapia me ultratinguj mund të përdoret si për probleme kronike ashtu edhe për ato akute dhe sugjerohet për të reduktuar kohën e shërimit për disa dëmtime në indet e buta. Zakonisht përdoret për rehabilitimin e muskujve, dëmtimin e tendinëve dhe ligamenteve, hematoma dhe edema. Valët e tingujve me frekuencë të lartë përqendrohen përreth zonës së dëmtimit
Efektet mbi procesin inflamator dhe riparues
Ultratingujt përshpejtojnë kohën normale të procesit shërues të inflamacionit duke tërhequr më tepër qeliza mastocite në zonën e dëmtuar. Kjo shkakton rritje në qarkullimin e gjakut, që është i dobishëm në fazën e ndërmjetme të dëmtimit të indeve.
Ultratingujt mundet gjithashtu të prodhojnë më tepër kolagjen – proteina kryesore përbërëse në indet e buta të tilla si tendinët dhe ligamentet. Në këtë mënyrë, ultratingujt përshpejtojnë fazën rigjeneruese të shërimit të indeve. Ultratingujt përmirësojnë mundësinë e shtrirjes së kolagjenit të maturuar duke krijuar një efekt pozitiv mbi cikatricet fibroze në inde që mund të formohen pas një dëmtimi.
Efekti termal
Duke qenë se valët ultratinguj kalojnë nga koka e pajisjes në lëkurë, ato shkaktojnë vibrime që prodhojnë nxehtësi tek indet përreth, veçanërisht tek ato që përmbajnë kolagjen. Rritja e temperaturës mundëson rritje në zgjatimin/shtrirjen e strukturave të tilla si ligamentet, tendinët, indet e cikatrizuara dhe kapsulat fibroze të artikulacioneve. Për më tepër, nxehtësia mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes dhe spazmave muskulare që nxisin procesin e shërimit.
Për më shumë informacion rreth kësaj terapie apo për të rezervuar një konsultë falas pranë qendrës tonë, mund të na kontaktoni me një mesazh në prenotime@medalbania.al