Kush jemi ne
Ne jemi Klinika e pare e hapur ne Shqiperi ne vitin 2007 ku afrohej Fizioterapi me ane te aparaturave dhe ushtrimeve fizike. Para nesh kishte nje numer te madh klinikash ku afrohej masazh per te trajtuar problemet shendetesore. Per arsye se kjo nuk kishte te bente fare me trajtimet qe beheshin ne perendim ne dolem dhe afruam per here te pare trajtime bashkekohore. Ne ate kohe nuk kishte as Fakultet te Fizioterapise dhe as te rehabilitimit ne Shqiperi. Drejtuesi i Klinikes ka bashkepunuar me Universitetin e Sporteve (ne ate kohe Akademia e Sporteve Vojo Kushi) dhe Universitetin Zoja e Keshillit te Mire per te ndertuar kurrikulat e para dhe me pas ka dhene mesim ne keto Universitete.
Sot ne jemi Klinika me e vjeter ne fushen e Rehabilitimit ne Shqiperi.
Kemi filluar si nje Klinike me 4 shtreter ne Qendren Karl Topia prane rrethrrotullimit te Zogut te Zi, Me pas ne vitin 2010 u transferuam ne rrugen Islam Alla dhe tani jemi ne Qendren e re ne Pallatin Bjor mbi Shtepine e Ofertave Nr1, perballe me Shkollen Petro Nini Luarasi.
Mbi 10000 persona jane trajtuar prane nesh ne 11 vjet qe ne afrojme kete sherbim ne Shqiperi.
Se shpejti do te hapet dhe qendra e dyte e ketij lloji ne Prishtine, Kosove