Mund të shfaqen në çdo moshë, por më të shpeshta janë në seksin mashkull, tek personat që praktikojnë sporte të tipit të futbollit, basketbollit, atletikës dhe tek balerinat, si dhe tek personat që e kanë profilin e punës të tillë që shkakton një ngarkesë të vazhdueshme dhe të përsëritur.
Preken në mënyrë thuajse ekskluzive segmentet kockore të anësive të poshtme. Përgjithësisht bëhet fjalë për fraktura të pjesshme që ndodhin si rezultat i modifikimeve shumë të shpejta të një kocke, si përgjigje ndaj sforcimeve të vazhdueshme, të përsëritura dhe jo të dhunshme. Përveç veprimtarisë fizike, faktorë të tjerë të rrezikut janë faktorët biokimikë, hormonalë dhe ushqimorë.
Simptomat: dhimbja shpesh përshkruhet si e thellë dhe e vazhdueshme, që theksohet gjatë lodhjes dhe që nuk kalon krejtësisht kur pushon. Dhimbja shtohet kur kocka goditet me gisht.
Diagnoza: për një diagnozë të saktë është e nevojshme të interpretohen mirë të dhënat klinike dhe rezultatet e ekzaminimeve laboratorike. Fraktura të këtij lloji shpesh mund të diagnostikohen edhe disa muaj pas shfaqjes së simptomave të para. Radiografitë, sidomos në fazat fillestare, mund të dalin negative, prandaj atletët vazhdojnë të stërviten , pavarësisht nga dhimbja që ndjejnë.
Për këto arsye, diagnostikimi i këtij problemi varet shumë nga aftësia e mjekut për të vlerësuar të gjitha shenjat dhe simptomat dhe për të interpretuar drejt të gjitha të dhënat që ka në dispozicion. Në rast dyshimi këshillohet të kryhet një skaner ose një shintigrafi kockore e zonës së interesuar.
Për këto arsye, diagnostikimi i këtij problemi varet shumë nga aftësia e mjekut për të vlerësuar të gjitha shenjat dhe simptomat dhe për të interpretuar drejt të gjitha të dhënat që ka në dispozicion. Në rast dyshimi këshillohet të kryhet një skaner ose një shintigrafi kockore e zonës së interesuar.
Terapia: këshillohet pushim, me lënie në qetësi e anësisë për një periudhë që luhatet nga 4-6 javë në 3 muaj. Në raste të rralla këmba mund të imobilizohet me mjetet e posaçme për këtë qëllim (tutor, gips).
Fillohen terapitë rehabilituese, si ruajtja e tonusit dhe trofizimit muskular, përdorimi i aparaturave që rrisin metabolizmin qelizor (tecar, magnetoterapi) dhe i barnave që nxisin kockën. Sëmundja konsiderohet e shëruar kur zhduket dhimbja.