Frakturat në mosha pediatrike janë evenimente mjaft të shpeshta dhe klasifikohen në të njëjtën mënyrë si tek të rriturit.
Trajtimet kanë tendencë të jenë më konservative (gips, traksion), qoftë për shkak se frakturat e spostuara tek fëmijët kanë më të madhe kompensimi, qoftë dhe për praninë e zonave të rritjes ende të hapura.
Për këto arsye edhe kur ndërhyrjet kirurgjikale janë të domosdoshme rekomandohet të realizohen me sa më pak ekspozim dhe materiale sinteze sa më minimale (psh. shtiza Kirschner).
Një ngjarje shumë delikate përbejnë thyerjet epifizare, që prekin zonat e rritjes së kockave të gjata, në të cilat si rezultat i ndalimit të rritjes në zonat e prekura, mund të shfaqen më vonë deformime në zhvillimin korrekt të kockave apo artikulacioneve.