BËRRYLI

Bërryli është artikulacioni i anësisë së sipërme që lidh krahun me parakrahun. Ka dy shkallë lëvizje të cilat janë përthyerja (fleksioni) dhe shtrirja (estensioni) i parakrahut mbi krah si dhe rrotullimin e kyçit të dorës mbi parakrah (pronacion dhe supinacion). Bërryli është i formuar nga artikulimi i tre kockave: artikulacioni midis humerusit dhe ulnës, artikulacioni midis humerusit dhe radiusit dhe ai midis radiusit dhe ulnës. Është i përfshirë brënda një kapsule e cila mbron artikulacionin dhe e përforcuar nga legamentët kolateralë medial (ulna) dhe lateral (radiusi) i garantojnë atij stabilitet. Përveç kësaj, një funksion të rëndësishëm në lëvizjen e këtij kyçi kanë edhe legamentët anterior (të përparshëm) dhe posterior (të pasëm).

ARTIKUJ TE NGJASHEM: