GISHTI KËRCITËS

Është një tendosinovit stenozant i guainave (këllëfëve) tendinozë të muskujve fleksorë të gishtave, pra një infiamacion që i dedikohet traumave apo lëvizjeve të përsëritura të tendineve, të cilët pas trashjes së tyre nuk arrijnë më të rrëshkasin lirisht në këllëfët përkatës. Ngushtimi i këllëfit shtrëngon tendinin në strukturën e të cilit krijohet një “gungë” apo nyje që pengon më tej rrëshkitjen. Kjo patologji mund të prekë një apo më shumë gishta njëkohësisht.
Simptomat: Fillimisht mund të duket një nodus i vogël i dhimbshëm në bazën e gishtit. Zakonisht gishti bllokohet i përkulur (më shpesh në mëngjes) dhe nuk mund të shtrihet ose shtrihet me vështirësi pas një kërcitjeje të dhimbshme.

Diagnoza: Vendoset nëpërmjet egzaminimit klinik, ku specialisti këshillon pacientin të përkulë e shtrijë gishtin dhe kërkon perceptimin e kërcitjes si dhe nodusit të dhimbshëm. Mund të ndihmojë egzaminimi ekografik.
Terapia: Terapia konservative konsiston në mbajtjen e gishtit në qetësi, medikamente anti-infiamatore, përdorimin e një tutori dhe infiltrime me kortizonikë. Rezultate të mira arrihen dhe me cikle hipertermie. Trajtimi kirurgjikal, që realizohet nën anestezi lokale, parashikon çlirimin e këllëfit të tendinit në zonën e shtrënguar mbi nyjen e trashur të tij.