NDRYDHJA E GJURIT

Është një traumë e shpeshtë sidomos tek ata që praktikojnë sport si futbolli, basketbolli, volejbolli. Dëmtimet e aparatit kapsulo-legamentoz e kanë maksimumin e incidencës në moshën 20-30 vjeç dhe janë më të shpeshta tek meshkujt, 3:1 në krahasim me femrat. Stabiliteti i gjurit garantohet nga një kompleks strukturash të quajtura “kapsulo-legamentoze” dhe ndahen në struktura qëndrore (legamentët kroçat) dhe struktura periferike (legamentët kolateral, tendinat popliteal dhe aparati muskular). Tek fëmijët këto dëmtime janë të rralla pasi këto struktura janë shumë elastike. Pas një traume të gjurit duhet të vlerësohet dëmi i shkaktuar nëpërmjet një egzaminimi klinik dhe instrumental si rezonanca manjetike etj.
Simptomatologjia e dëmtimeve akute të gjurit shfaqet shpesh me versament, dhimbje të fortë, kufizim funksional i lëvizjes, instabilitet artikular i shkaktuar nga dëmtimi i fibrave legamentoze. Dëmtimet meniskale mund të shkaktojnë një bllokim artikular në pozicion gjysëm të përthyer, dhimbje e fortë në anën e brëndshme ose të jashtme në varësi të meniskut të dëmtuar, versament, hipo-tono-trofi e parakohshme e muskulit kuadriceps. Instabiliteti kapsulo-legamentoz kronik, manifestohet me një balotament të kupës së gjurit, ipo-tono-trofi e muskulit kuadriceps nga mos përdorimi i tij, dhe testet e ndryshme diagnostikuese rezultojnë pozitivë në varësi të laksitetit të artikulacionit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: