Bëhet fjalë për një sëmundje që bën pjesë në grupin e osteokondriteve. Shkakton edema, dhimbje në nivelin e tuberozitetit tibial anterior dhe është një dëmtim nga mbingarkesa funksionale që është më e shpeshtë në moshat e reja, 9-16 vjeç. Shpesh kjo sëmundje shfaqet gjatë ose menjëherë pas adoleshencës dhe shkaktohet nga ekstensioni i sforcuar dhe i përsëritur i gjurit (stërvitja e rëndë dhe e gabuar) e cila duke e sforcuar tuberozitetin anterior të tibies në pacientë të tillë të rinj formon një tuberkul të madh. Kjo sëmundje është e shpeshtë tek futbollistët të cilët sforcojnë tendinin patelar dhe inserimin e tij distal.

Simptomat: Protuberanca tuberkulare e tibias është e zmadhuar dhe me dhimbje e cila theksohet kur përthyhet dhe shtrihet gjuri si dhe nëse preket me gisht. Rrallë mund të preken të dy gjunjët nga kjo patologji. Në shumicën e rasteve kjo sëmundje zhduket me përfundimin e rritjes së kockës.
Diagnoza: zakonisht simptomat, egzaminimi objektiv dhe mosha e pacientit japin informacione të rëndësishme për një diagnozë të saktë. Egzaminimi radiologjik në dy projeksione i gjurit mund të jetë mëse i mjaftueshëm.
Terapia: Dhimbjet qetësohen me një pushim absolut të artikulacionit, për këtë arsye duhet të ndërpriten të gjitha llojet e aktiviteteve sportive për një periudhë prej 2 deri 4 muajsh. Rifillimi i aktivitetit sportiv duhet bërë në mënyrë graduale dhe të ngadaltë. Fizioterapia me tecar mund të jetë e nevojshme por vetëm pas një periudhe pushimi absolut gjatë së cilës është e këshillueshme të vihet mbi gju një borsë me akull (20 minuta 4-5 herë në ditë). Duhet evituar absolutisht terapia me infiltracione, mund të përdoren medikamente anti-infiamatorë jo steroid