Është rrëshqitja e një vertebre mbi tjetrën si pasojë e një defekti anatomik (në pjesën më të madhe të rasteve të lindur). Përgjithësisht rrëshqitja ndodh ndërmjet vertebrave L5-S1.
Simptomat: dhimbje mesi, mpirje, humbje e forcës muskulare.
Diagnoza: radiografi laterale ose oblike, skaner ose rezonancë manjetike.
Terapia: stabilizuese të kolonës dhe fizioterapi. Në rastet e përparuara kirurgji (stabilizim i kolonës me pllaka dhe vida metalike).