Këto patologji janë shpesh të shkaktuara nga trauma artikulare ose kapsulo-legamentoze të cilat prodhojnë nje “cikatrice biologjike” abnorme ose një spinë kockore tibiale të madhe dhe hyjnë në konflikt me astragalin gjatë lëvizjes së kaviljes. Patologjia e e konfliktit anterior dhe antero-lateral është më e shpeshtë, ndërsa ajo e konfliktit posterior rezulton më e rrallë. Po ashtu edhe dëmtimet e kërcit dhe ato osteo-kondrale pas nje traume distorsive të kaviljes janë të shpeshta sidomos tek sportistët.
Simptomat: përfshihen kufizime të artikularitetit, versament (likid në brëndësi të artikulacionit) dhimbje dhe mungesë të forcës funksionale.
Diagnoza: dyshimi klinik lind kur pacienti paraqet dhimbje dhe kufizim artikular pas një ose disa traumave distorsive (ndrydhje) megjithëse trajtimi konservativ është ndjekur në mënyrë korrekte. Janë të nevojshme edhe egzaminimet radiologjike si radiografia, rezonanca manjetike dhe scaner.
kirurgjia artroskopike e kësaj patologie konsiston në heqjen e indeve fibro-sinoviale patologjike dhe njëkohësisht në vlerësimin dhe trajtimin e dëmtimeve kartilagjinoze (kërcit). Përdorimi i radiofrekuencës ka bërë të mundur reduktimin e mëqtejshëm të impaktit kirurgjikal duke përmirësuar akoma më shumë rehabilitimin pas operacionit. Në rastet e një spine kockore në pjesën e përparme të tibias teknika artroskopike lejon heqjen dhe rimodelimin e saj duke i dhënë mundësinë artikulacionit të rekuperojë lëvizshmërinë menjëherë pas operacionit.