SINDROMA E HAGLUND

Është një patologji e regjonit kalkanear posterior e karakterizuar me një bursit në zonën pas tendinit të Akilit, nga një tendinopati e këtij tendini dhe një gungë kockore në pjesën e sipërme të kalkaneusit. Shkaqet mund të jenë kongenitale, mikro-trauma (si përdorimi i këpucëve të papërshtatshme), nga ndryshime të mbështetjes së këmbës, nga status post-traumatik të këmbës etj. Shumë e shpeshtë tek futbollistët për shkak të përdorimit të këpucëve të sportit.

Diagnoza: bazohet në klinikë, anamnezë dhe radiografi apo rezonancë manjetike për të vlerësuar edhe integritetin morfologjik dhe funksional të tendinit të Akilit. Në fakt shpesh kjo patologji shoqërohet edhe me probleme të këtij tendini.

Simptomat: Dhimbje në zonën kalkaneare posteriore, çalim, vështirësi në veshjen e këpucëve, hiperemi e bursës retro-kalkaneare, dhimbje akute gjatë prekjes dhe gungë kockore në zonën retro-kalkaneare.

Terapia: në shumicën e rasteve është konservative me pushim të artikulacionit, përdorim i këpucëve të përshtatshme, fizioterapi (lazer, ultratinguj, onde urto, tekar).

Nëse kjo lloj terapie nuk jep rezultat mund të kryhet ndërhyrje kirurgjikale (edhe me artroskopi) për të hequr bursën dhe gungën e kockës së krijuar.