FASHITI PLANTAR

Fashiti plantar është një sindromë nga mbingarkesa e cila çon në çarje të vogla të përsëritura të fashës plantare sidomos në origjinën e saj nga kalkaneusi dhe është më e shpeshtë tek meshkujt dhe tek personat mbi-peshë. Në këtë patologji mund të jenë shkaktarë edhe faktorë të tjerë mekanikë si deformime të këmbës, elasticitet i reduktuar i tendinit të Akilit, ose këpucë të papërshtatshme. Pacientët ankohen për dhimbje akute në shputën e këmbës e përqëndruar kryesisht në zonën e thëmbrës.
Simptomat: dhimbja është veçanërisht e fortë gjatë ecjes apo vrapimit dhe në mëngjes gjatë hedhjes së hapave të parë. Nganjëherë pacienti ankon dhimbje edhe pas një periudhe të gjatë të qëndrimit ulur. Atletët e ndjejnë dhimbjen më të fortë në fillim të stërvitjes e cila më pas ulet gjatë ushtrimeve fizike. Përgjithësisht dhimbja nuk është kaq e fortë sa të pengojë atletin të kryejë aktivitetin sportiv por lënia pas dore e simptomave dhe vazhdimi i stërvitjes mund të keqësojë patologjinë.
Diagnoza: palpacioni i fashës plantare (shputës së këmbës) në pjesën ku lidhet me kockën e thembrës shkakton dhimbje të fortë të shoqëruar edhe me kufizim të përkuljes së shputës së këmbës.

Është e këshilluar një radiografi e këmbës për të përjashtuar patologji të tjera. Po ashtu është e nevojshme edhe një ekografi për të vlerësuar trashësinë dhe fibrozën eventuale të fashës plantare.

Terapia: përgjithësisht është konservative, me barna anti-inflamatorë, eventualisht edhe me infiltracion kortizoni. është i nevojshëm edhe përdorimi i plantarëve të posaçëm për të reduktuar peshën e trupit në pjesën e dhimbshme. Duhen përdorur bendazhe elastike, mbajtje në pushim e këmbës pa e sforcuar shumë, qese me akull në darkë dhe pas lëvizjes, mbajtja e këmbës ngritur mbi jastëk kur pacienti është në pushim në shtëpi.

Edhe tecar, fibroliza mekanike dhe “onde urto” nën kontroll ekografik mund të japin rezultat të kënaqshëm. Shumë e rëndësishme është zgjatja e tendinit të Akilit i cili është pothuajse gjithmonë i kontraktuar në këtë lloj patologjie. Cilado qoftë terapia, pacienti duhet të ndërpresë aktivitetin sportiv nganjëherë edhe për një periudhë të gjatë kohe. Në raste të rralla mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale (çlirim i fashës plantare).

ARTIKUJ TE NGJASHEM: