
Bëhet fjalë për një pozicion në fleksion (i përthyer) të artikulacionit inter-falangeal proksimal. Shpesh kjo patologji është e shoqëruar me deformime të tjera si hallux valgus. Përgjithësisht është gishti i dytë i shtrembëruar dhe shpesh kjo patologji ndodh tek personat me këmbën me hark.
Shkaku më i shpeshtë është përdorimi i këpucëve të ngushta që shtrëngojnë gishtat.
Po ashtu mund të vërehet edhe në shumë patologji neuromuskulare nga një çekuilibrim i forcave muskulare. Duhet patur parasysh se një shfaqje e kësaj patologjie pas një traume mund të jetë shenjë e sindromës kompartimentale.
Simptomat: dhimbje shumë e fortë në prekje
dhe kur përdoren këpucë të ngushta që shtypin gishtin dhe shpesh në fazat e avancuara shfaqen edhe kallo të dhimbshme.
Diagnoza: kryesisht klinike, forma e gishtit nuk lë dyshime mbi diagnozën. është e nevojshme nje radiografi e të gjithë pjesës së përparme të këmbës.
Terapia: trajtimi fillimisht mund të jetë konservativ duke përdorur këpucë më të gjëra dhe duke evituar takat. Këto masa paraprake mund të ngadalësojnë evolucionin e sëmundjes por nuk japin një zgjidhje përfundimtare ose korrigjim estetik të gishtit.
Ndërhyrja kirurgjikale është zgjidhja përfundimtare dhe më e plotë e këtij problemi.