LEGAMENTI KROÇAT POSTERIOR

Legamenti kroçat posterior është struktura më e rëndësishme për stabilizimin e zhvendosjes mbrapa të tibias mbi femorin. Ruptura e LKP është më e rrallë se ajo e ligamentit kruciat anterior (LKA), ndodh më shpesh tek meshkujt e rinj. Shkaqet kryesore janë traumat gjatë aksidenteve automobilistike, sidomos përplasja e gjunjëve në kruskot të makinës gjatë një aksidenti ose kur goditet topi fort dhe këmba shkon bosh. Rast tipik është edhe përplasja e portierit me kundërshtarin gjatë një ndeshje futbolli.
Simptomat: Pas traumës, kufizimi artikular dhe instabiliteti i gjurit janë më të vogla se kur dëmtohet legamenti kroçat anterior. Simptomat, pra dhimbja dhe instabiliteti ndjehen sidomos kur ngjiten shkallët.

Diagnoza: Gjatë vizitës me specialistin ortoped do të vlerësohet laksiteti i gjurit. është e rëndësishme edhe rezonanca manjetike për të vlerësuar rupturën e legamentit kroçat posterior si dhe dëmtimin e strukturave të tjera gjurit.

Terapia: Terapia pas traumës përfshin medikamente anti-inflamatore, qese me akull, përdorim të patericave për 10 ditë dhe përdorimi i një tutori.
Më pas duhet të vazhdohet me fizioterapinë. Trajtimi i rupturës së LKP në përgjithësi është konservativ, pra jo-kirurgjikal. Me një rekuperim artikular dhe forcim të muskulaturës është zakonisht e mundur të ri-fillohet aktiviteti sportiv. Ndërhyrja kirurgjikale mund të kryhet tek ata pacientë që kanë laksitet dhe instabilitet të theksuar të gjurit apo kanë dhimbje gjatë aktivitetit sportiv.
Rikostruksioni i LKP mund të kryhet me tendinin patelar apo të muskujve semitendinoz-gracilis, me artroskopi. Rekuperimi pas operacionit është pak a shumë si për legamentin kroçat anterior, pra 5-6 muaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: