PROTEZA E GJURIT

Proteza e një artikulacioni që ka pësuar një dëmtim përfaqëson një nga sukseset më kryesore në fushën e ortopedisë së këtij shekulli. Në dhjetë-vjeçarin e fundit përmirësimet e teknikave kirurgjikale dhe të materialeve teknologjikisht të përparuara, kanë bërë të mundur realizimin e hapave të mëdha në përmirësimin e protezës së gjurit. Në Europë aktualisht bëhen çdo vit rreth 230000 operacione të rpotezës së giuri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 300000. Tashmë ky lloj operacioni quhet një ndërhyrje rutinë. Në fund të fazave të ndryshme para dhe pas operacionit, që do të përpiqemi të shpjegojmë me kujdes, pacienti do të jetë në gjëndje të kryejë aktivitetet e përditshme me më shumë lehtësi, por mbi të gjitha në mënyrë të pavarur dhe pa dhimbje.

 Gjuri: Artikulacioni i gjurit është i përbërë në realitet nga dy artikulacione: midis femurit dhe tibias dhe midis femurit dhe patelës. Gjuri është një artikulacion veçanërisht kompleks dhe lejon përveç fleksionit dhe ekstensionit edhe lëvizje të kombinuara si rrotullimi dhe rrëshqitja. Ekstremiteti i poshtëm i femurit dhe ai i sipërm i tibias janë të veshur me kartilago (kërc) artikulare, një ind shumë delikat që shërben për të amortizuar peshën e trupit dhe për të zvogëluar fërkimin midis kockave. Përveç kësaj, artikulacioni është i mbështjellë me një kapsulë që ka si funksion mbajtjen e gjurit e cila është edhe ajo e veshur nga një membranë sinoviale me funksion lubrifikimin dhe ushqimin e indit kartilagjinoz.

Kur është i nevojshëm operacioni i Protezës Totale të Gjurit?

Me kalimin e viteve, indi kartilagjinoz pëson modifikime fiziologjike të strukturës së tij dhe bëhet më delikat.
Në prezencë të faktorëve të predispozicionit, siç janë pesha trupore e rëndë, ndryshime të aksit mekanik (shtrëmbërime të gjurit), kërci coptohet duke zbuluar sipërfaqen e kockave të artikulacionit. Pra ndodhin modifikime të shumta të indeve kockore, legamenteve, menisqeve dhe membranës sinoviale që përmblidhen në kuadrin klinik të artrozës. Faktorë të shumtë mund të jenë shkaqe për këtë patologji dhe mund të bëjnë të nevojshëm një operacion të protezës së gjurit; më i shpeshti është konsumimi patologjik i kërcit artikular, apo osteoartriti, ose konsumimi “natyral”, apo artroza. Të dyja këto patologji provokojnë me kalimin e kohës shkatërrimin progresiv të shtresës kartilagjinoze dhe sjellin një kontakt direkt midis kockave me pasojë një nekrozë parciale të kockave dhe deformim të artikulacionit që shoqërohet me dhimbje dhe flogozë.

Proteza e gjurit

Simptomat: Konseguenca klinike e reduktimit të shtresës kartilagjinoze dhe infiamacionit kronik është fryrja dhe dhimbja e cila fillimisht është gjatë natës dhe më pas, me keqësimin e sëmundjes, bëhet e vazhdueshme dhe shtohet gjatë ecjes. Në rastet më të rënda të sëmundjes të ecurit pa dhimbje është i mundur vetëm për distanca të shkurtra. Një konseguencë tjetër e artrozës është edhe reduktimi progresiv i fleksionit dhe ekstensionit të gjurit.

Diagnoza: Bazohet në simptomatologjinë e pacientit, vizitën klinike dhe radiografinë e gjurit.

Terapia: Terapia e kësaj gjendje varet nga shkalla e dhimbjes. Nëse dhimbja nuk është shumë e fortë dhe nuk kondicionon shumë stilin e jetës, sintomatologjia mund të mbahet nën kontroll me barna antinfiamatorë. Po ashtu me përdorimin e një bastuni, të një tutori për gjurin apo me cikle fizioterapie mund të arrihet një farë kontrolli i dhimbjes. Pasi janë bërë të gjitha tentativat për një trajtim jo-invaziv, kur dhimbja bëhet e fortë dhe kushtëzon shumë stilin e jetesës, gjumin dhe kapacitetin për të kryer punët ditore duke limituar kështu pavarsinë e personit dhe kapacitetin për të ecur – mund të jetë i nevojshëm një operacion i Protezës Totale të Gjurit.
Ky operacion konsiston në rikostruksionin e sipërfaqes së kockave të gjurit me vendosjen e një proteze, e cila, ashtu si gjuri normal ka sipërfaqe të lëmuara dhe është në gjëndje të përballojë peshat. Për çdo lloj impianti janë parashikuar shumë modele të realizuar me përmasa të ndryshme. Zgjedhja e llojit të protezës varet nga përbërja e kockave, pesha trupore dhe aktiviteti fizik i pacientit.
Materialet e përdorura për proteza janë të një niveli të lartë teknologjik, garantojnë përputhshmëri pothuajse absolute dhe tolerohen për një periudhë të gjatë kohe (biokompatibilitet). Materialet që përdoren sot në shumicën e rasteve janë prej përzierje metalesh (pjesa femorale) të prodhuar pikerisht për përdorim mjeksor, dhe polimeresh (pjesa tibiale) me biokompatibilitet të lartë.

Me kalimin e viteve, indi kartilagjinoz pëson modifikime fiziologjike të strukturës së tij dhe bëhet më delikat. Ashtu si dhe gjuri “normal” edhe protezat mund të konsumohen, dhe kjo varet nga pesha dhe nga lloji i aktivitetit që kryhet. Për këtë arsye nuk mund të jepet një garanci funksionale pa limit, megjithëse përdorimi i materialeve të reja lejon jetgjatësi që deri para dhjetë vjetësh dukeshin të pamundura.

Shtrimi: Shtrimi në klinikë është parashikuar për mbrëmjen para operacionit. Disa ditë para shtrimit do të kontaktoheni nga sekretaria e klinikës që do tju japë të gjitha informacionet e duhura për shtrimin. Mbrëmjen para shtrimit mund të hani një darkë normale, pasi nuk është e nevojshme një përgatitje e veçantë për operacionin. Nuk duhet as të hani dhe as të pini pas orës 24.00 dhe deri në operacion.

Predepozita e gjakut: Në këtë lloj ndërhyrje kirurgjikale është normale një humbje gjaku e konsiderueshme, sidomos në fazën post-operatore, për të cilën është e domosdoshme reintegrimi i tij. Për një operacion proteze janë të nevojshme zakonisht dy qese gjaku (500 ml). Kur nuk ka kundërindikacion të veçantë (anemi, pathollogji të koagulacionit etj.) është e këshillueshme të përdoret gjaku i pacientit. Kjo bëhet duke i marrë gjakun pacientit dy herë, në distancë prej disa javësh njëra nga tjetra; çdo herë do tju merret një qese gjaku (250 ml gati) e cila më pas do të përgatitet nga qëndra trasfusionale në mënyrë adeguate për tu përdorur pas operacionit. Predepozita e gjakut do të bëhet pranë Qëndrës që është e konvencionuar me klinikën. Për këtë arsye është e nevojshme gati një muaj për programimin e operacionit tuaj. Gjatë kësaj periudhe duhet të kryeni një vizitë hematologjike e cila duhet të përcaktojë nëse ka apo jo kontroindikacione për autotrasfuzionin dhe për pre-depozitën e gjakut. Ditën e vizitës ematologjike duhen sjellë në Qëndrën trasfusionale modulet e kërkesës së autotrasfuzionit dhe analizat e mëposhtme që duhen kryer më përpara:

♦ hemokromi komplet me formulë leukocitare dhe trombocitet
♦ fibrinogjeni
♦ protidograma elektroforetike
♦ PT e PTT
♦ E.K.G
♦ Rx toraksi

Ditën e operacionit, gjaku do të tërhiqet prej Qëndrës ku ishte depozituar dhe do të konservohet në frigorifer të posaçëm deri në momentin e përdorimit pas operacionit.

Analizat para operacionit: Para operacionit do të kryhen analizat e mëposhtme:

♦ Hemokromi komplet me formulë leukocitare dhe trombocitet
♦ VES
♦ Azotemia dhe kreatininemia
♦ Transaminazat (ALT, AST)
♦ Glicemia
♦ C.P.K.
♦ Koagulacioni (PT, PTT, INR, Fibrinogjeni)
♦ Elektrolitet
♦ Grupi i gjakut
♦ Analiza e urines
♦ HbsAg, HCV
♦ Radiografi e toraksit me interpretim

Vizitë angjiologjike me eko-doppler të këmbëve.
Vizite kardiologjike me interpretim dhe E. K. G. me interpretim.

Egzaminimet Radiografike.

♦ Rx e legenit dhe e këmbëve antero-posteriore, nën ngarkesë dhe me distancë fokale 1.2 m.
♦ Rx e gjurit antero-posteriore, nën ngarkesë, me gjurin të përthyer 45° (projeksion i Rosemberg)
♦ Rx gjurit antero-posteriore dhe laterale
♦ Rx aksiale të patelave në 60°

Disa persona janë portatorë të shëndoshë të disa sëmundjeve infektive që trasmetohen me anë të gjakut; më të përhapurat jane Hepatiti B, Hepatiti C dhe HIV. Në rast se ju e dini që jeni të infektuar nga një prej sëmundjeve të mësipërme jeni të lutur që të na informoni në mënyrë që të marrim masa paraprake gjatë operacionit.

Anestezia: Para datës së programuar të operacionit, pasi të jenë kryer të gjitha ekzaminimet e mësipërme, është e këshilluar që të bëhet një vizitë (e cila do të përsëritet dhe ditën e operacionit) me anestezistin i cili do të informojë edhe për llojin e anestezisë që do të aplikohet. Anestezia mund të kryhet me dy metoda: anestezi e përgjithshme dhe anestezi periferike. Kjo e fundit, përveç avantazheve të tjera, lejon edhe një analgjezi post-operatore më të plotë. Zgjedhja e llojit të anestezisë është kompetencë e anestezistit i cili gjatë vizitës preliminare do të ilustrojë avantazhet dhe dizavantazhet e secilës metodë. Duke vlerësuar të gjitha aspektet klinike dhe egzigjencat tuaja, anestezisti do të vendosë me ju se çfar lloj anestezie do të kryhet. Prania e alergjive dhe intoleranca ndaj substancave farmakologjike, duhet të na parashtrohet menjëherë, pasi do të përdoren barna të ndryshme qoftë për anestezinë qoftë për kontrollin e dhimbjes pas operacionit. Dhimbja pas operacionit e cila është e pranishme ditët e para do të kontrollohet me anë të barnave të ndryshme që injektohen në venë dhe teknikave të tjera anesteziologjike. Për të qetësuar pacientin dhe familjarët duhet informuar se qëndrimi në sallë të operacionit do të jetë rreth 2-3 orë, në mënyrë të tillë që ti lejojë ekipit anesteziologjik që të kryejë anestezinë dhe ta ndjekë pacientin deri në zgjimin e plotë.

Ndërhyrja kirurgjikale: Ndërhyrja kirurgjikale do të bëhet të nesërmen e shtrimit në klinikë. Që ditën e shtrimit do të fillohet një terapi mjekësore për parandalimin e flebotrombozës dhe të infeksionit, të cilat janë komplikancat më të rëndësishme të këtij operacioni. Kohëzgjatja e terapisë është e ndryshme, por zakonisht vazhdohet edhe pas daljes nga klinika. Nëse pacienti vuan nga patologji trombotike ose nëse ka vena varikoze të këmbëve, skema terapeutike do të shtohet dhe zgjatet në kohë duke ndjekur edhe këshillat e mjekut angjolog.

Profilaksia antibiotike: Një infeksion eventual ndikon negativisht në rezultatin pas operacionit. Për parandalimin e infeksioneve do të aplikohet një protokoll terapeutik që do të ndiqet edhe pas daljes nga klinika. Nëse ditët para operacionit pacienti ka patur ndonjë infeksion (urinar, respirator, të lëkurës, dental etj.) është i lutur që të na informojë në kohë. Një infeksion është një kontroindikacion absolut për operacionin. Në fund të operacionit që mesatarisht zgjat dy orë, do të vihen edhe dy drenazhe për të tërhequr gjakun që mblidhet në brëndësi të artikulacionit dhe gjuri do të mblidhet me fasha të posaçme.

Periudha pas operacionit: Në ditët pas operacionit ka gjithmonë një ngritje të temperaturës e ndonjëherë arrin edhe mbi 38°, gjë që është e lidhur me proçesin infiamator të operacionit. Kjo temperaturë mund të vazhdojë për disa ditë. Ditën e dytë pas operacionit, do të hiqen drenazhet e vendosura brënda gjurit. Nga ky moment mund të fillohet gjimnastika pasive e gjurit me anë të një makine të posaçme (kinetek).

Fizioterapistët e klinikës do të jenë në dispozicion të pacientit gjatë shtrimit për të bërë të mundur që ky i fundit të mësohet persëri me qëndrimin drejt në këmbë dhe të fillojë të lëvizë. Përafërsisht në ditën e pestë ose të shtatë pas operacionit parashikohet dalja nga klinika. Në shtëpi dhe në qendrën fizioterapike duhet të vazhdohet terapia mjekësore dhe fizioterapia sipas ushtrimeve që shpjegohen nga fizioterapisti në bazë të indikacioneve të kirurgut ortoped. Zakonisht, një aktivitet normal që mund ti lejojë ti jepet makinës apo të bëhet një shëtitje është parashikuar që të arrihet pas 30 ditësh nga ndërhyrja kirurgjikale. Kontrolli i parë pas do të bëhet pas 15 ditësh nga operacioni dhe do të bëhet heqja e penjve. Stafi ynë do të këshillojë edhe se kur do të jetë e nevojshme të kryehen kontrollet klinike dhe radiologjike të mëtejshme. Para kthimit në shtëpi është mirë që të largohet çdo gjë që mund të pengojë lëvizjen dhe që mund të jetë e rezikshme (tapetet, fije, kafshë etj.)

PERMBLEDHJE E PERIUDHES PAS OPERACIONIT

Ditën e operacionit fillim i terapisë antitrombotike dhe antalgjike
Ditën e dytë heqje e drenazheve dhe kateterëve të anestezisë. Fillim i fizioterapisë pasive. Ecje me paterica
Ditën e pestë-shtatë dalja nga klinika
Ditën e tridhjetë kontroll radiografik dhe rifillim i aktivitetit normal. Vazhdon fizioterapia dhe gjimnastika në palestër.
Pas 6 muajsh kontroll radiografik

ARTIKUJ TE NGJASHEM: