Këto fraktura shkaktohen në shumicën e rasteve nga një përplasje ballore, si rrëzimi në tokë apo përplasja e gjurit në kruskot të makinës gjatë një aksidenti automobilistik. Menjëherë pas frakturës nëse muskuli kuadriceps i kofshës vazhdon të kontraktohet dhe gjuri të përthyhet mund të verifikohet ajo që quhet “diastazë e framgmenteve” ose më qartë largimi i dy pjesëve të kockës së thyer.

Simptomat: Në frakturat pa zhvendosje, shpesh pacienti mund të kryejë edhe pse ka dhimbje, lëvizjen e gjurit dhe të ecë. Gjuri mund të ënjtet dhe të nxihet në lëkurë. Kur fraktura është e plotë dhe e spostuar vihet re një fryrje e menjëhershme dhe pamundësi funksionale e artikulacionit. Pacienti ndjen dhiumbje të forta edhe për lëvizje të vogla të artikulacionit.
Diagnoza: Në rastet kur dyshohet një frakturë e patelës radiografia e gjurit në projeksionet standard është e mjaftueshme për të përcaktuar diagnozën, ndërsa rezonanca manjetike mund të jetë e nevojshme për të verifikuar dëmtime të tjera të gjurit.
Terapia: Në frakturat pa spostim është e këshillueshme të vihet gjuri në allçi për rreth 30 ditë. është e mundur ecja pa përthyer gjurin dhe më pas do të vazhdohet me një periudhë fizioterapie pak a shumë të gjatë.
Në frakturat me spostim ndërhyrja kirurgjikale është zgjidhja e vetme dhe parashikon lidhjen e dy pjesëve të kockës me anë të fijeve metalike apo vidave. Ndërlikimet kirurgjikale shkaktohen nga mos-konsilidimi i frakturës, nga një ngjitje jo-korrekte, nga një kufizim i lëvizjes artikulare. Nëse ndërhyrja kirurgjikale del me sukses, pacienti mund të fillojë lëvizjen pasive të gjurit me anë të përdorimit të makinave të posaçme (kinetec) që ditën e nesërme pas operacionit. Ecja duke mbështetur nga pak këmbën në tokë, me ndihmën e patericave, është e mundur pas 3 ditësh. Pasi hiqen qepjet pacienti dërgohet tek fizioterapisti për të filluar rekuperimin aktiv dhe përdorimin e makinave bio-stimolante. është e nevojshme edhe gjimnastika në ujë. Duke qënë se është një frakturë artikulare egziston rreziku i dhimbjeve në gju dhe i artrozës së parakohshme. Telat dhe vitat në shumicën e rasteve hiqen rreth një vit pas operacionit.