Gratë e moshave mbi 40 janë më të prirura të zhvillojnë kapsulit adeziv. Disa patologji si diabeti apo kardioaptitë ose kirurgjia e gjoksit shoqërohen shpesh me kapsulit adeziv edhe pse kjo patologji mund të shfaqet shpesh edhe në subjekte normalë, burra apo gra pa faktorë predispozues apo trauma të supit.
Simptomat: Në përgjithësi kapsuliti adeziv zhvillohet në tre faza.
Simptomat e fazës së parë apo “fazës së ftohtë” përfaqësohen me dhimbje bezdisëse të tipit rëndues në të gjithë supin që përkeqësohen me lëvizjet dhe reduktojnë kapacitetin e përdorimit të anësisë. Përshkak të dhimbjes pacienti nuk e përdor supin dhe e “mbron” atë duke bërë që sëmundja të zhvillohet drejt fazës së cikatrizimit që redukton më tepër lëvizshmërinë artikulare.
Faza e dytë apo faza e ngrirjes, që dallohet për dhimbje dhe enjtje mbi pjesën e sipërme të humerusit me një bezdi të vazhdueshme që përkeqësohet natën dhe redukton kapacitetin për të fjetur. Gjatë kësaj fazë infiamacioni është gjithnnjë prezent dhe cikatrizimi i brendshëm vazhdon. Gjatë fazës finale ose të “shkrirjes” cikatricet mund të bëhen pak më të zgjatura apo elasike duke lejuar një farë rikuperimi të funksionit artikular.
Diagnoza: Diagnoza e kapsulitit adeziv nuk është e thjeshtë. Simptomat e dhimbjes së shpatullës, në fakt mund të ngatërrohen shpesh me patologji të tjera të supit si tendopatia e kalcifikuar, ruptura e manshetës rrotatore, artriti apo tendiniti. Diagnoza dyshohet kur kirurgu konstaton një kufizim të harkut normal të lëvizjeve të supit, sidomos në rrotacion e fleksion. Radiografitë, rezonanca magnetike dhe egzaminimi fizik përjashtojnë patologjitë e tjera duke konfirmuar diagnozën e “supit të ngirë”.
Terapia: Trajtimi i kapsulitit adeziv varet nga niveli i gravitetit të sëmundjes. Shpesh, në fazat fillestare, barna antiinfiamatore josteriodë janë të nevojshëm për të reduktuar reaksionin infiamator intra-artikular dhe në disa raste mund të reduktojnë formimin e indit cikatricial duke lejuar një hark më të madh lëvizjesh pa u manifestuar dhimbja. Përveç kësaj, metodat fizioterapeutike si jonoforeza, ultratingujt dhe procedura të ftohta mund të ndikojnë ndjeshëm. Një fizioterapist i cili njeh mirë këtë patologji, ka një kontribut të madh në mobilizimin aktiv të asistuar ose pasiv të supit që lejojnë të ruhet harku i lëvizjeve. Terapia kirurgjikale përfshin “shkrifërimin” nën anestezi të artikulacionit në të gjitha planet e lëvizjeve të supit me qëllim që të shkëputen aderencat që bllokojnë artikulacionin.
Shpesh mund të bëhet e domosdoshme artroskopia për të çliruar përfundimmisht artikulacionin nga pengesat intra-artikulare. Fizioterapia duhet vazhduar njësoj pas të dy procedurave (shkrifërimit apo artroskopisë) për të evituar riformimin e aderencave. Në më të shumtën e rasteve supi i ngrirë shërohet spontanisht ose pas procedurave kirurgjikale në harkun e dy viteve. Kjo patologji nuk zhvillohet drejt artritit apo dëmtimeve të manshetës rrotatore.