EPITROKLEITI

Epitrokleiti është një tendinit që manifestohet me dhimbje nganjëherë shumë të forta në pjesën e brëndshme të bërrylit. Quhet edhe “bërryli i golfistit” pasi shfaqet shpesh tek personat që praktikojnë golf në mënyrë intensive apo edhe aktivitete të tjera si baseball, tenis etj). Është patologji më e rrallë se epikondiliti dhe në 50% të rasteve shoqërohet me prekje edhe të nervit ulnar. Sa më shumë të jetë i prekur ky nerv aq më delikat duhet të jetë trajtimi i kësaj patologjie.
Është e rëndësishme të nënvizohet që epitrokleiti mund të shoqërohet edhe me patologji të tjera si sindroma e tunelit karpal, tendiniti i kufjes së muskujve rrotullues të shpatullës, artroza cervikale).
Simptomat: simptoma klasike është dhimbja e lokalizuar në zonën e brëndshme të bërrylit në nivelin epitroklear e cila shtohet nga ushtrimi i aktivitetit fizik (tenis, golf, baseball) dhe ulet kur bërryli mbahet pushim.
Po ashtu edhe rrotullimi i sforcuar i bërrylit (pronacioni) shkakton dhimbje.
Diagnoza: ortopedi duhet të vlerësojë një instabilitet eventual ose dëmtim të legamenteve të brëndshëm të bërrylit të cilat mund të shfaqen me të njëjtën simptomatologji. Egzaminimi radiografik është i domosdoshëm për të zbuluar dëmtime kockore ose probleme intra-artikulare. Ekografia është një egzaminim i nevojshëm pasi bën të mundur vlerësimin e patologjive të tendineve epitroklearë. Në raste më të komplikuara rezonanca manjetike na jep informacione më të plota. 

Terapia: bazohet kryesisht në parandalimin e epitrokleitit. Gjatë aktivitetit sportiv si golfi, shumë manovra teknike mund të evitojnë shfaqjen e kësaj patologjie. Terapia mjekësore bazohet në përdorimin e barnave anti-infiamatore e shoqëruar edhe me fizioterapi, elektrostimolacion, masazhe etj. Në disa raste infiltrimi i kortizonit mund të përshpejtojë shërimin e tendinitit. Këshillohet pushim i artikulacionit. Në ato raste kur terapia mjekësore dhe fizioterapia nuk kanë sukses (10%), mund të kryhet një ndërhyrje kirurgjikale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: