NERVI RADIAL

Shpesh epikondilitet që nuk zgjidhen brënda pak muajsh shoqërohen me patologji të tjera të bërrylit. Sindroma e tunelit radial, “i shtypur” në zonën e kalimit në nivel të “harkut të Frohse” mund të dyshohet gabimisht për epikondilit, ose të dyja patologjitë mund të jenë të shoqëruara bashkë. Në këto raste të dyja patologjitë duhet të trajtohen kirurgjikisht në të njëjtin operacion. Dhimbja e shkaktuar nga “shtypja” e nervit radial ndryshon nga epikondiliti përsa i përket lokalizimit.
Një egzaminim i kujdesshëm klinik mund të orientojë specialistin drejt kësaj patologie.

Simptomat: simptoma klasike është një dhimbje e lehtë e lokalizuar më poshtë se epikondili e cila bëhet më e fortë gjatë një rrotullimi të sforcuar të bërrylit.
Diagnoza: bazohet në egzaminimin klinik.
Pas një anamneze të kujdesshme specialisti mund të kerkojë tre shenjat tipike të lidhura me neuropatinë:
1) dhimbje gjatë prekjes direkte në zonën e harkut të Frohse nën epikondil;
2) rrotullimi i bërrylit në pozicionin e përthyer nën sforcim shton dhimbjen;
3) injeksioni i një anestetiku lokal lehtëson dhimbjet.

Egzaminimi i elektromiografisë është i nevojshëm por nuk është i lehtë per tu interpretuar. 
Radiografia e bërrylit nganjeherë mund të vëjë në dukje osteofitet (majëza kockore) në afërsi të nervit. Rezonanca manjetike mund të konfermojë një shtypje të nervit ulnar nga neoformacione të ndryshme (kist, kocka, kërci) ose një subluksacion i nervit.

Terapia: kur diagnoza është e konfermuar këshillohet ndërhyrja kirurgjikale e cila parashikon lirimin e nervit (neurolizë) në nivel harkut të Frohse.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: