ARTRITI DEGJENERATIV

Jo të gjithë pacientët me këtë lloj patologie janë kandidatë të operacionit të artroskopisë së këllkut. Duhet të kenë karakteristikat e mëposhtme:

– Mosha. Në pacientët e rinj artroskopia konsiderohet një trajtim paliativ i mirë dhe shtyn në kohë operacionin e protezës kokso-femorale.
– Egzaminimi radiografik. Nëse egzaminimi radiografik paraqet një fazë fillestare të sëmundjes, është e këshilluar kirurgjia artroskopike e këllkut.
– Simptomat shfaqen prej pak kohësh. Edhe nëse pacienti me egzaminimin radiologjik paraqitet në një fazë pak a shumë të avancuar të sëmundjes, por simptomat e dhimbjes janë shfaqur prej pak kohësh, pacienti mund të kurohet me artroskopi.
– Simptomat mekanike. Artroskopia e këllkut nuk e zgjidh problemin në ata pacientë që kanë thjesht dhimbje gjatë aktivitetit fizik në mungesë të simptomave mekanike.
– Falimentimi i trajtimeve conservative. Ky është ndoshta një prej parametrave më të rëndësishëm

Në artritin degjenerativ ky operacion paraqet një alternativë të vlefshme, edhe pse nganjëherë të përkohshme, në krahasim me protezën e artikulacionit kokso-femoral.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: