TENDINITI

Infiamimi i një apo më shumë tendineve të dorës është një ngjarje jo aq e rallë, sidomos për ata që zhvillojnë punë të rënda me duart. Edhe përdorimi i egzagjeruar i mausit të kompiuterit apo celularit mund të çojë në infiamimin e një tendini apo kompartimenti tendinoz. Më shpesh interesohen tendinet ekstensorë (shtrirës të gishtave).
Simptomat: Simptoma më karakteristike është dhimbja, aq më e fortë sa më i fortë të jetë infiamacioni. Mund të fillojë në mënyrë të fshehtë, me simptomatologji që shfaqet pas përdorimit të gishtave dhe që mund të evokohet nga palpimi apo nga lëvizje që përfshijnë tendinin e infiamuar. Shpesh vihet re një paaftësi funksionale ku pacienti nuk arrin të lëvizë as gishtat dhe ndonjëherë ndihen edhe “kërcitje” në parakrah gjatë lëvizjeve aktive, shenjë e fërkimit të tendineve me këllëfët tendinozë.
Diagnoza: Është klinike por megjithatë mund të na vijnë në ndihmë një ekografi dhe një rezonancë magnetike.

Terapia: Është zakonisht konservative dhe pacientit i këshillohet pushim absolut i artikulacionit me ndihmën e tutorëve të posaçëm dhe ndërprerjes së aktivitetit fizik. Gjithmonë rekomandohen anti infiamatorë oralë dhe pasi kalon faza akute doloroze, cikle fizioterapie (tecar dhe hipertermi). Në raste shumë të rralla përdoret kirurgji apo radiofrekuencë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: