SHTYLLA KURRIZORE

Shtylla kurrizore përbëhet nga një bashkësi vertebrash (rruazash), përgjithësisht 32 ose 34, dhe shtrihet nga baza e kafkës deri tek bishti. Ajo shërben si strukturë mbajtëse e organizmit, si vend për kapjen e muskujve dhe si mbrojtëse e palcës kurrizore.
E parë nga anash, shtylla kurrizore paraqet disa harkime, të quajtura harkime fiziologjike: lordoza cervikale, kifoza dorsale dhe lordoza lumbare. Gjendje të ndryshme patologjike mund ti deformojnë këto harkime. Vertebrat lidhen me njëra-tjetrën dhe artikulojnë nëpërmjet lidhjeve kockore dhe legamentoze. Ndërmjet vertebrave ekziston një lloj amortizatori,disku ndërvertebror, i cili përbëhet kryesisht nga uji.
Funksioni i tij është kompletimi dhe harmonizimi i lëvizjeve ndërmjet vertebrave. Vertebrat torakale (përgjithësisht 12) artikulojnë edhe me brinjët, të cilat përbëjnë një strukturë skeletike që njihet sikafazi i kraharorit, që shërben për mbrojtjen e organeve që ndodhen në toraks.