NDRYDHJA (DISTORSIONI) E KAVILJES

Paraqet një nga traumat më të shpeshta në sport dhe jetë. Zakonisht dëmtohet kompartimenti i jashtëm (80% të rasteve) pas traumës së përthyerjes së këmbës nga brënda e cila shkakton tërheqjen apo këputjen e legamentit pernoneo-astragal dhe të kapsulës artikulare. Traumat me përthyerje të këmbës nga brënda shkaktojnë një dëmtim të legamentit deltoid i cili ndodhet në anën e brëndshme të kaviljes. Kur trauma është e fortë mund të ketë edhe thyerje të kockës maleolare të brëndshme ose të jashtme.
Traumat distorsive (përndrydhja) mund të jetë akute (të shkaktuara nga përplasje, ndryshim të menjëhershëm të drejtimit të ecjes apo vrapimit) ose kronike (pas mbingarkesave të tejzgjatura). Pas përndrydhjes së kaviljes mund të krijohet një kuadër laksiteti me dëmtim kapsulës, legamenteve dhe një kuadër instabiliteti. Kjo bën që pacienti të ketë një ndjesi sikur nuk mban dot peshën e trupit dhe nuk ndjehet i sigurt kur mbështet këmbën në tokë.
Simptomat: pacienti që pëson një përndrydhje akute të kaviljes, ndjen një dhimbje të fortë të menjëhershme e shoqëruar nganjëherë edhe me një kërcitje artikulare si “diçka që thyhet” dhe menjëherë impotenca funksionale e kaviljes është pothuajse totale. Dhimbja vazhdon të jetë prezente në pjesën e përparme të maleolit (të brëndshëm ose të jashtëm) dhe bëhet më e fortë gjatë palpacionit, fryrje pak a shumë e madhe në regjonin peri-maleolar, vështirësi në ecje dhe në qëndrim në këmbë. Mund të vihet re edhe një versament artikular, shenjë e një dëmtimi kapsular.

Diagnoza: diagnoza e përndrydhjes së kaviljes bazohet tek informacionet që jep pacienti, simptomat dhe vizita klinike. Duhet të vlerësohen edhe dëmtimet e shoqëruara si frakturat e maleolit si dhe frakturat e bazës së metatarsit të pestë. Për këtë arsye është gjithmonë e këshillueshme të kryhet nje radiografi e kaviljes për të përjashtuar frakturat. Për të vlerësuar dëmtimet kapsulo – legamentoze është e nevojshme të kryhet një rezonancë manjetike pa kontrast.

Terapia: pas përndrydhjes së kaviljes edhe kur trauma është kuruar me efikasitet, nganjëherë mbetet një dhimbje regjonale e fortë e cila kufizon artikulacionin. Tendinopatia, rigiditeti artikular, fryrja e kaviljes, mungesa e forcës muskulare, instabiliteti mund të zgjasin për shumë kohë. Menjëherë pas traumës këshillohet të aplikohet qese me akull disa herë në ditë, ndërsa përdorimi i fashove dhe tutorëve nuk këshillohet.
Pasi të përjashtohen trauma kockore, në bazë të dëmit të shkaktuar do të vendoset një tutor i posaçëm për rreth 15 ditë. Në rastet jo shumë të rënda kavilja mund të mbahet pa tutor por nuk duhet mbështetur në tokë dhe pacienti duhet të ecë me paterica. Menjëherë duhet filluar fizioterapia (tecar, hipertermi, gjimnastikë proprioceptive) dhe gjimnastika në ujë. Në ato raste që ka edemë të madhe mund të rekomandohet terapi antikoagulante për 10 ditë.
Një pasojë që duhet evituar është mbajtja e bllokuar e kaviljes për një kohë të gjatë pasi mund të krijohet rigiditet artikular.
Për riedukimin funksional të kaviljes pas bllokimit me tutor duhet kryer fizioterapia me tekar, hipertermi, gjimnastikë proprioceptive, lazer, ultratinguj në ujë. Fillimi i aktivitetit sportiv varet nga trauma, nga pacienti dhe nga lloji i sportit që ushtron.

Terapia kirurgjikale: Pjesa më e madhe e ekspertëve është e mendimit që edhe në traumat më të rënda trajtimi i parë duhet të jetë konservativ, pra pa ndërhyrje kirurgjikale. Kirurgjia merret në konsideratë në rreth 10% të pacientëve, pra në ato raste kur pas trajtimit konservativ mbetet një instabilitet kronik i kaviljes. Teknikat kirurgjikale janë të shumta dhe varen nga eksperienca e kirurgut.
Kirurgjia merret në konsideratë në rreth 10% të pacientëve, pra në ato raste kur pas trajtimit konservativ mbetet një instabilitet kronik i kaviljes. Teknikat kirurgjikale janë të shumta dhe varen nga eksperienca e kirurgut.

Teknika e artroskopisë në këto raste përdoret për heqjen e fragmenteve të kërcit të shkëputura nga kocka, në kondropatitë e gradës së tretë apo të katërt, për ri-tërheqjen e kapsulës artikulare dhe të legamenteve nëpërmjet përdorimit të radiofrekuencës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: