Në më të shumtën e rasteve nuk është e mundur të identifikohet një shkak i saktë për këto depozitime të kalciumit. Shumë persona pyesin nëse duhet të modifikojnë dietën për të reduktuar sasinë e kalciumit. Kjo masë nuk duhet të merret asnjëherë, përkundrazi duhet të mbahet një dietë e ekuilibruar nga ana kalorifike dhe e pasur me të paktën 1 gram kalcium në ditë sidomos në të moshuarit dhe gratë në menopauzë. Depozitimet e kalciumit janë më të shpeshta në gratë e moshave midis 35 dhe 65 vjeç, por mund të shfaqen edhe tek burrat.
Disa herë depozitimet kalcike përcaktojnë errozione progresive deri në shkatërrimin e një pjese të tendineve të manshetës rotatore që janë muskujt që realizojnë ngritjen e krahut lart. Pjesa më e madhe e depozitimeve kalcike, në fillim janë me konsistencë të butë si pasta e dhëmbëve por me kalimin e viteve ngurtësohen duke arritur fortësinë e gipsit apo të kockës. Kalcifikimet në këtë fazë mund të shkaktojnë një formë kronike të infiamacionit të tendineve të manshetës rrotatore me dëmtim permanent të tyre.
Simptomat: Shumë depozitime kalçike ngelen shpesh për vite të tëra asimptomatike. Vetëm kur ato rriten aq sa të ndeshin me strukturat e afërta kockore gjatë lëvizjeve normale të ngritjes së krahut, atëherë mund të shkaktojnë dhimbje. Në disa raste edhe depozitime të vogla kalçike mund të shkaktojnë dhimbje dhe kjo ndodh kur infiamohen indet rrethuese ose kur grumbullimet kalçike arrijnë të interesojnë edhe indet e bursës subakromiale që janë shumë të ndjeshëm.
Diagnoza: bazohet në anamnezën e pacientit, në egzaminimin fizik, simptomat që paraqet gjatë këtij egzaminimi si dhe në radiografinë ose rezonancën manjetike të shpatullës.
Terapia: Kur depozitimet kalçike infiamohen në mënyrë sinjifikative qoftë sepse ato mund të çahen dhe disa fragmente mund të çlirohen në bursë, qoftë sepse mund të shkaktojnë fërkime midis manshetës rrotatore dhe strukturave kockore dhe jokockore përreth, atëherë dhimbja mund të jetë shumë e fortë. Infiamacioni në fazë akute mund të trajtohet me borsa akulli dhe një tutor i thjeshtë për krahun.
Nëse mjeku e gjykon përshkruhen antiinfiamatorë josteroidë nga goja. Në rastet kur dhimbja është shumë e shprehur dhe persiston prej disa ditësh edhe me masat e sipërpërmendura, atëherë ka indikacion injektimi i një kortizoniku direkt në zonën e dëpozitimit kalcik i cili lehtëson simptomat në harkun e disa orëve.
Ndërhyrja kirurgjikale bëhet nën anestezi loko-regjionale dhe me shtrim të shkurtër në klinikë. Gjatë operacionit pacienti nuk ndien asnjë dhimbje dhe në ditët e mëpasme mund të ketë një ndjenjë bezdie në shpatull derisa të mbyllen plagët. Nëse depozitimet e kalciumit shkaktojnë një rupturë të manshetës rrotatore, atëherë ndërhyrja bëhet e domosdoshme. Pas heqjes së kalçifikimeve me ndërhyrje kirurgjikale është shumë e rrallë mundësia që të formohen përsëri kalçifikime në të njëjtën shpatull.