BURSITI

Bursiti i bërrylit është një patologji e shpeshtë: bëhet fjalë për infiamacionin e bursës e cila paraqitet e fryrë dhe e dhimbshme në pjesën e pasme të bërrylit. Mund të shkaktohet nga një traumë apo nga stres i përsëritur mbi artikulacionin e bërrylit (për këtë arsye quhet edhe “bërryli i minatorit” apo “i studentit”). Mund të shfaqet edhe në prani të proçeseve infamatore si gota, artriti reumatoid, hemodializa etj.
Simptomat: me klasike është frurja e bërrylit në pjesën e pasme e cila shoqërohet me dhimbje kur përthyhet nëse është i shoqëruar me infeksion. Po ashtu në këto bursite lëkura mund të jetë e ngrohtë dhe e skuqur. Në bursitet aseptike (pa infeksion) nuk ka dhimbje në pjesën më të madhe të tyre.

Terapia: mund të jetë simptomatike, pra duke trajtuar simptomat.
Shpesh bursiti mund të kurohet duke evituar traumat lokale (përdorimi i tutorit). Nëse dhimbja është e vazhdueshme dhe pengon funksionet e jetës së përditshme, mund të aspirohet likidi brënda bursës artikulare dhe të kryhet edhe egzaminimi bakteriologjik.

Në bursitet kronike që rezistojnë trajtimit mjekësor mund të kryhet një ndërhyrje kirurgjikale.