INSTABILITETI

Një komplikim i luksacionit të bërrylit është përsëritja herë pas here (recidiva). Ky komplikim varet shumë nga mosha kur pacienti ka pësuar luksacionin e parë dhe shkaktohet nga disa faktorë: hiperlaksiteti i legamenteve, dëmtimi ose këputja e tyre, dëmtimet kockore. Sa më i ri në moshë të jetë pacienti, kur bërryli luksohet për herë të parë, aq më i madh është rrëziku i luksacioneve të tjera. Në përgjithësi dëmtohet legamenti kolateral radial. Nganjëherë dëmtimi i legamenteve ndodh pas një traume sportive të lehtë pa patur subluksacion apo luksacion të bërrylit. Diagnoza e dyshuar klinikisht mund të konfermohet me radiografi dinamike.
Diagnoza: për të vlerësuar laksitetin e legamenteve të bërrylit kryhen disa manovra specifike: i kërkohet pacientit të ngrihet në këmbë nga kolltuku duke shtyrë me duar me bërrylat drejt mbi mbështetëset anësore. Pacienti që ka laksitet legamentoz do të ketë vështirësi në kryerjen e kësaj manovre. Në veçanti specialisti mund të kryejë testin dinamik të quajtur “pivot shift test” (që riprodhon luksacionin e kapitelit radial). Egzaminimi radiologjik është shumë i rëndësishëm për të vënë në dukje dëmtime kockore të kompartimentit lateral.

Terapia: trajtimi është kirurgjikal. Kryhet një riforcim i legamentit të këputur ose rikostruksion i tij me tendinin palmar të marrë nga pacienti (si në rastin e rikostruksionit të legamentit kroçat anterior të gjurit me anë të tendinit rotul).
Rezultatet janë shumë të mira pasi bërryli rifiton stabilitetin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: