SHPUTA E DHIMBSHME (METATARSALGJIA)

Metatarsalgjia është një dhimbje që prek kokat e metatarseve në pjesën e përparme të këmbës. Kjo patologji mund të shkaktohet nga disekuilibër postural, ndryshime morfologjike të këmbës (mbi të gjitha në këmbët me hark), pas frakturave të pjesës së përparme të këmbës, faktorë kongenital dhe të trashëguar.
Prek njësoj meshkujt dhe femrat por është më e shpeshtë tek personat që praktikojnë sport si futbolli, atletika, basket, volejboll. Bëhet fjalë për një patologji shumë invaliduese e cila mund të kushtëzojë edhe kryerjen e aktivitetit të përditshëm. Tek moshat e thyera ndodh një luksacion i kokave të metatarseve të cilat duhet të mbajnë një peshë akoma më të madhe.

Simptomat: dhimbje në regjonin e pjesës së përparme të këmbës e cila theksohet gjatë ecjes, gjatë qëndrimit në këmbë si dhe kur preket me forcë zona e sëmurë. Nganjëherë vihet re një modifikim i morfologjisë së këmbës me shfaqjen në zonën e tabanit të kallove të dhimbshme.
Pacienti zakonisht shkarkon peshën e trupit në zonën e kundërt duke rrezikuar kështu të shkaktojë një sindromë me mbingarkesë funksionale kontro-laterale.

Diagnoza: egzaminimi objektiv i këmbës largon çdo dyshim mbi patologjinë. Këshillohet gjithmonë një egzaminim radiografik për të vlerësuar patologjinë në fjalë.

Terapia: terapia fillimisht është konservative duke përdorur plantarë të posaçëm për të larguar peshën nga zona e sëmurë (metatarset) duke e shpërndarë në zonat e tjera të këmbës. Njëkohësisht duhen kryer cikle fizioterapie për të ulur infiamacionin lokal. Përdorimi i barnave duhet kufizuar për periudha të shkurtra: Nëse terapia konservative nuk jep rezultat mund të kryhet ndërhyrje kirurgjikale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: