Bëhet fjalë për një teno-sinovit, infiamacion i guainës sinoviale që përmbledh tendinet e muskujve abduktor lungo dhe ekstensor breve të gishtit të madh të dorës. Këto tendine ndodhen brënda një tuneli fibroz në anën radiale të pulsit. Konflikti midis pareteve të kanalit nga mbingarkesa dhe një paraprirje anatomike e tendineve ndaj faktorëve të ndryshëm, si aktiviteti fizik i përsëritur (mbingarkesë funksionale) bëjnë që kanali të shtrëngohet duke infiamuar tendinet e muskujve që kalojnë në të. Nyja e dhimbshme që mund të bëhet e dukshme nën lëkurë, formohet nga trashja e paretit të kanalit.
Simptomat: simptoma kryesore është dhimbja e lokalizuar në anën radiale të pulsit dhe përgjatë kurrizit të gishtit të madh të dorës. Dhimbja mund të fillojë gradualisht ose menjëherë dhe mund të përhapet edhe në parakrah. Dhimbja përkeqësohet me lëvizjen e dorës dhe sidomos me rrotullimin e pulsit ose kur kapen me forcë objekte të ndryshme. Zakonisht pacienti vëren edhe një fryrje në nivel të pulsit.
Diagnoza: bazohet në simptomat të cilat janë shumë karakteristike. Një test shumë i përdorur nga ortopedi është ai i Finkelstein. Në këtë test i kërkohet pacientit të mbyllë dorën grusht me gishtin e madh të mbërthyer në mes të gishtave të tjerë dhe të përkulë grushtin në drejtim të kundërt të parakrahut.
Ky gjest i kryer nga pacienti shkakton dhimbje akute dhe përdoret nga mjeku pqr të përcaktuar diagnozën. Mund të jetë e nevojshme një ekografi e pulsit ndërsa radiografia nuk ka asnjë vlerë diagnostike.
Terapia: trajtimi konservativ në fazat fillestare të sëmundjes pund të largojë dhimbjet. Kremat apo xheli anti-infiamator, ultratingujt, ionoforeza mund të ulin dhimbjet. Më efikase është infiltrimi lokal i kortizonit si dhe mund të përdoren tutorë të posaçëm që mbajnë dorën në pushim. Në format kronike dhe në ato raste kur dhimbja rikthehet, të gjitha trajtimet e sipër-përmëndura kanë efekt kalimtar.
Kur shqetësimi është i vazhdueshëm dhe pengon aktivitetin fizik këshillohet ndërhyrja kirurgjikale.
Operacioni kryhet me anestezi lokale dhe konsiston në një prerje të vogël në lëkurë. Qëllimi është hapja e tunelit, heqja e guainës sinoviale të dy tendineve dhe rikostruksioni i një kanali më të gjerë. Penjtë hiqen pas 10 ditësh dhe steka që bllokon pulsin pas 15 ditësh.