Është një keqformim i lindur i karakterizuar nga një deformim i këmbës e cila nuk mbështetet në tokë në pikat e zakonshme. Shfaqet në një në çdo njëmijë të porsalindur, më shpesh në meshkuj dhe zakonisht është e dyanshme.
Simptomat: Deformimi është zakonisht i dukshëm dhe konstatohet herët pas lindjes nga personeli apo familiarët. Këmba paraqitet e kthyer dhe e rrotulluar nga brenda, me tendinin e Akilit më të shkurter dhe gishtat të mbledhur.

Diagnoza: Kjo zakonisht nuk ofron vështirësi, dhe bëhet vetëm me egzaminim fizik.
Ajo është e ndarë në disa lloje në varësi nga shkalla e patologjisë. Radiografitë janë të dobishme për qëllime diagnostike dhe për të përcaktuar raportet anormale të kockave të këmbës.

Terapia: duhet filluar sa më shpejt të jetë e mundur. Në ditët e para pas lindjes bëhen manovra korrigjuese manuale (manipulime redresive) që mund të bëhen edhe nga familjarët. Pas 10 deri 15 ditësh fillohen redresimet me gips i cili rinovohet çdo 15 deri 20 ditë. Pas 2 ose 3 muajsh zakonisht pason korrigjimi kirurgjikal (zgjatja e tendinit të Akilit). Në raste të rënda, para vitit të 5-të mund të vazhdohet me transpozimet tendinoze apo osteotomitë korrigjuese.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: