NEKROZA AVASKULARE

Nekroza avaskulare e kokës femorale (AVN) është një sëmundje relativisht e zakonshme e koksofemoralit, në të ciliën vërehet vdekja e qelizave në shtresën kërcore që mbulon kokën e femurit. Shkaku i sëmundjes, është ndërprerja e furnizimit me gjak dhe për pasojë dhe me oksigjen në mikroqarkullimin endosteal kockor. Nekroza avaskulare, zakonisht ndodh pas frakturave të qafës së femurit ose luksacioneve traumatike koksofemorale. Një shkak tjetër është marrja zgjatur e steroideve (kortizonit). Në formën idiopatike (kur nuk dihet asnjë shkak), janë më të prekura më shumë femrat, por në përgjithësi, meshkujt rezulton të jenë më të prekur (4:1).
Si rezultat i vdekjes qelizore, zona kockore në fjalë nuk është më subjekt i fenomeneve të rigjenerimit qelizor dhe me kohë, pëson ndryshime strukturore me shkatërrimin e strukturës trabekulare, e cila do të rezultojë në ndryshime të morfologjisë së kokës femorale.
Simptomat: Fillimi i sëmundjes karakterizohet nga dhimbje, më shpesh në ijë, me irradim të përparshëm ose në mesin e kofshës dhe më rrallë të raportuara në vithe. Dhimbjet janë të pranishme edhe në qetësi, rriten me shtimin e ngarkesës dhe në ecje. Lëvizshmëria e artikulacionit është e reduktuar, sidomos në rrotullim dhe hapje të këmbës anash.

Diagnoza: Bazohet në radiografinë e artikulacionit, por në fazat e hershme është zakonisht negative, sepse nuk është nekroza qelizore që jep dhimbjen, por shembja e kockës subkondrale. Një rezonancë magnetike dhe një shintigrafi kockore janë teste të dobishme në menaxhimin terapeutik.
Terapia: Asnjhërë të mos merren kortikosteroidë! Trajtimi varet nga faza ku ka arritur nekroza. Në fazën fillestare është e dobishme dhoma hiperbarike për të stimuluar furnizimin me oksigjen, përsëri në këtë fazë, rekomandohet përdorimi i fushave elektromagnetike pulsuese, magneto-terapi, tecar, dhe nganjëherë përdorim i patericave për të reduktuar peshën trupore mbi anësinë e sëmurë.
Në rast se nekroza është në një fazë të avancuar, me humbjen e sfericitetit të kokës femorale, proteza koksofemorale është zgjidhja e vetme.