NERVI ULNAR

Nervi ulnar është shpesh i shtypur në pjesën e pasme dhe mediale të bërrylit. Shkaqet që çojnë në shtypjen dhe vuajtjen e nervit ulnar janë të ndryshme dhe manifestohen me dhimbje në zonën e brëndshme të bërrylit (e cila shtohet gjatë përthyerjes), mpirje dhe ndjesi “mizash” në zonën e kurrizit të kyçit të dorës dhe të gishtit të katërt dhe të pestë (gishti i unazës dhe ai i vogël).
Simptomat: klasike është një dhimbje e lehtë e lokalizuar në anën e brëndshme të bërrylit e cila bëhet më e fortë kur përthyhet artikulacioni. Nganjëherë kur lëvizet bërryli dëgjohet një kërcitje e cila është tipike e një subluksacioni irritues të nervit ulnar dhe e caput medial të muskulit triceps. Irritimi i nervit shkakton edhe mpirje të dorës, ndjesi “mizash” dhe rigiditet të gishtit të unazës dhe atij të vogël.
Në raste ekstreme mund të vërehet një defiçit i lëvizjes dhe deformim i gishtave.

 

Diagnoza: bazohet në egzaminimin klinik i cili synon në zbulimin e tre shenjavë klinike kryesore të lidhura me neuropatinë: 1) dhimbja e shkaktuar nga prekja e nervit në zonën epitrokleare; 2) shtimi i dhimbjes gjatë perthyerjes së bërrylit; 3) “shenja e Tinel” (ose goditja me gisht e nervit) mund të shkaktojë “miza” në bërryl dhe në dorë. Egzaminimi i elektromiografisë është i nevojshëm por nuk është i lehtë per tu interpretuar. Radiografia e bërrylit nganjeherë mund të vëjë në dukje osteofitet në afërsi të nervit. Rezonanca manjetike mund të konfermojë një shtypje të nervit ulnar nga neoformacione të ndryshme (kist, kocka, kërci) ose një subluksacion i nervit.

Terapia: kur diagnoza është e konfermuar këshillohet ndërhyrja kirurgjikale e cila parashikon lirimin e nervit (neurolizë) në nivel epitroklear. Nervi mund të spostohet në indin subkutan për ta mbrojtur me mirë. Për të evituar recidivat lirimi i nervit duhet kompletuar qoftë sipër (proksimale) e qoftë poshtë (distale) epitrokleas.

ARTIKUJ TE NGJASHEM: